Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Lindita zbuloi një bisedë me Armandon në prapaskenë. Konkurrentja tha se kanë pasur një debat për shkak të akuzave të Armandos se ajo është puthur me Ndriçimin.

Më tej, Lindita zbuloi se ai i ka thënë se ka ardhur në program për të gjetur një vajzë të virgjër. Konkurrentja u shpreh se Armando është në vendin e gabuar, pasi ajo nuk ka si të jetë e tillë kur vjen nga një divorc dhe ka dy fëmijë.

“I thashë unë paskam dhënë një puthje kaq të madhe me Çimin, ti çfarë problemi ke? Çfarë të dogji? Ngele ti pa gjë? Unë kam ardhur të gjej një vajzë të virgjër tha, por unë kam ardhur nga një divorc. I thashë unë nuk jam vajzë siç kam dalë nga nëna ime, nuk jam e virgjër, sepse unë jam e divorcuar. Nuk jam e virgjër i thashë, vij nga një divorc, ti ça problemi ke? Më tha kam ardhur të gjej një vajzë të virgjër, epo më vjen keq por ky nuk është vendi i duhur”, tha Lindita.
View this post on Instagram
