Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Qershor 2021, 18:06

Aristela habit pas daljes nga 'Përputhen': Do të martohem këtë verë

Aristela Leka u bë pjesë e “Përputhen” vetëm pak muaj para fundit të programit, e megjithatë është kthyer në një personazh mjaft të njohur për publikun.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka tërhequr vëmendjen me një video të publikuar. Prej ditësh ajo ka hequr dorë nga flokët bjonde dhe është kthyer në brune. Duket se ky ndryshim i ka pëlqyer shumë ish-konkurrentes, aq sa ka shkruar krahas videos: “Se ç’më ka hipur një mur, do martohem këtë verë më duket”.

Kujtojmë se Aristela nuk e gjeti dashurinë në program. Ajo doli beqare, duke i thënë “jo” Princit, i cili ishte deklaruar vetëm për të pasi kishte ndjenja.