Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Qershor 2021, 17:05

Nuk ka më rikthim! Mevlani i thotë lamtumirë Ledjanës me veprimin e fundit

Gjërat mes Ledjanës dhe Mevlanit duket se kanë përfunduar një herë e mirë. Nëse deri më sot nuk ishit bindur, Mevlani i ka vënë vulën me veprimin e tij të fundit.

Ai ka fshirë nga YouTube këngën e titulluar “Ledjana”, e cila ishte një dedikim për ish-konkurrenten e “YouTube”.

Mevlani nuk iu është përgjigjur akuzave të Ledjanës, e cila pak kohë më parë e akuzoi se nuk e ka shkruar vetë këngën. Siç duket, ai ka vendosur t’iu japë fund këtyre zërave, duke e fshirë dhe vetë këngën.