Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Qershor 2021, 17:05

Pasi bënë namin në rrjet, Sindi bën deklaratën e papritur për Jasminën

Pak ditë më parë, Jasmina ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku e cilësoi Sindin si vajzën që vishej më keq në Përputhen. Sigurisht, deklarata e saj nuk u prit aspak mirë nga kjo e fundit, e cila nuk ia kurseu një përgjigje thumbuese.

Sindi publikoi një foto në rrjete sociale, duke treguar se fustanin që kishte veshur Jasmina atë mbrëmje, ajo e kishte veshur që në Dhjetor. “Jasssss, po kemi veshur dhe të njëjtin fustan…unë këtë e kam veshur në Dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqejë stili i veshjes time. Të puth se ti e di që të kam xhan”, shkroi ajo.

Pas kësaj ngjarjeje, Sindi i ka habitur të gjithë. Gjatë një bisede me ndjekësit, ish-konkurrentja ka treguar se ajo dhe Jasmina janë pajtuar dhe janë shoqe me njëra-tjetrën.