Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Qershor 2021, 17:05

Babai hero shpëton nga mbytja vajzën dhe shoqet e saj, por humb jetën tragjikisht

Një tragjedi ka ndodhur në Sardenja të Italisë. Një baba 60-vjeçar është futur në det për të shpëtuar vajzën e tij dhe 2 shoqet e saj nga mbytja, por humbi jetën vetë.

Fernando Porcu  hyri mes dallgësh kur pa se vajza dhe shoqet e saj ishin në vështirësi.

Ai i nxori vajzat shëndoshë e mirë në breg, por vetë humbi jetën tragjikisht, pasi zemra e tij pësoi infarkt.