Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën të ditur se në datat 29 dhe 30 qershor qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura për vaksinimin e grupmoshës mbi 18 vjeç. Aplikimi do të bëhet përmes sistemit E-albania.
Manastirliu theksoi se pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk jemi imunë ndaj COVID!
“Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që datat 29 dhe 30 qershor të jenë ‘open day’, ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç”, tha ajo.
