4 anëtarët e familjes Gushi janë përcjellë këtë të shtunë në banesën e fundit. Eduart Gushi, 44 vjeç; bashkëshortja e tij Silvana, 33 vjeçe dhe 2 vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeçe, humbën jetën në aksidentin tragjik të së premtes në Vlorë.
Familja nga Patosi u përplas nga një makinë luksoze Audi që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, i arrestuar pas ngjarjes.
Familja Gushi jetonte në Greqi. Ata ishin kthyer në Shqipëri dhe në momentin e aksidentit po udhëtonin për në jug për të kaluar pushimet verore.
