Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Qershor 2021, 13:01

Aksidenti tragjik në Vlorë, përcillen në banesën e fundit anëtaret e familjes Gushi

4 anëtarët e familjes Gushi janë përcjellë këtë të shtunë në banesën e fundit. Eduart Gushi, 44 vjeç; bashkëshortja e tij Silvana, 33 vjeçe dhe 2 vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeçe, humbën jetën në aksidentin tragjik të së premtes në Vlorë.

Familja nga Patosi u përplas nga një makinë luksoze Audi që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, i arrestuar pas ngjarjes.

Familja Gushi jetonte në Greqi. Ata ishin kthyer në Shqipëri dhe në momentin e aksidentit po udhëtonin për në jug për të kaluar pushimet verore.