Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Qershor 2021, 12:12

Nën hije pas telave me gjemba, dalin pamjet nga burgu të pilotit grek që vrau 20-vjeçaren

Është publikuar fotoja e parë e pilotit në ambientet e burgut. Në foton e publikuar nga televizioni Star ai shfaqet pas telave me gjemba të Korydallos, në një nga oborret e tij në krahun e 6-të të burgut. Babis është duke qëndruar pranë një tavoline, ka veshur pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri. Ka vendosur duart në mes dhe flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij në një stol.

Vrasësi i 20-vjeçares e ndan qelinë me dy të dënuar të tjerë, ndërsa ndodhet në zonën e cilësuar si VIP.