Ardit Gjebrea ka reaguar me një postim në rrjete sociale për aksidentin tragjik të ndodhur këtë të premte në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje dhe u plagosën tre të rinj.
Gjebrea shprehet se nuk gjen dot fjalë për të ngushëlluar familjarët.
“Tronditës fakti i familjes Gushi! Trishtim pafund për humbjen e 4 jetëve- dy prindër dhe dy vajza të mitura. Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët. Paçin paqe të katërt, aty ku janë bashkë”, ka shkruar Gjebrea.

