Nga Shqipëria / E Premte 25 Qershor 2021, 16:04

Shkurte Gashi pozon për herë të parë me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë pak kohë më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Mal.

Shkurtja është shumë e rezervuar rreth jetës private dhe sot për herë të parë është publikuar nga “Artistët shqiptarë” një foto e saj me bashkëshortin.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por Shkurte duket shumë e lumtur krah partnerit e mesa duket ka vendosur që lidhjen e tyre ta bëjë publike.