Nga Shqipëria / E Premte 25 Qershor 2021, 15:03

Vogëlushi Liam përfundon kopshtin, Vesa Luma shpërthen në lot

Vogëlushi Liam i Vesa Lumës dhe Big Bastës ka përfunduar kopshtin. Këngëtarja ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga libri i kujtimeve, së bashku me urimet e shokëve të vogëlushit.

“Lamtumirë kopshti. Çfarë udhëtimi i mrekullueshëm! Nuk mund t’iu falenderoj asnjëherë mjaftueshëm”, ka shkruar Vesa.

Ajo i ka shoqëruar postimet me emoji duke qarë, duke shprehur të gjithë emocionet.

"Gjithë ditën duke qarë, e dua Zelandën e Re", ka shtuar Vesa.