Nga Shqipëria / E Premte 25 Qershor 2021, 15:03

Manastirliu jep lajmin e mirë: Vaksinim në shtëpi për këtë kategori njerëzish

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore të Cërrikut. Ajo deklaroi se programi i vaksinimit do të vijojë përgjatë sezonit veror.

Manastirliu bëri të ditur se të moshuarit që e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore, do të vaksinohen në kushte shtëpie.

"Ne duhet të vijojmë programin tonë të vaksinimit dhe përgjatë gjithë sezonit veror fokusi do të jetë vijimi dhe intesifikimi i vaksinimit kudo në komunitet, duke siguruar që edhe ata të moshuar që ende nuk e kanë kryer vaksinën, t’i kryhet vaksina në kushte shtëpie, pra për ata që e kanë të pamundur për të ardhur në qendrat shëndetësore apo në qendrat e vaksinimit të përqëndruar”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Manastirliu njoftoi se të hënën do të vijnë rreth 14 mijë vaksina nga Pfizer.