Nga Shqipëria / E Premte 25 Qershor 2021, 14:02

Si në filma! Lumi B rrëfen historinë e njohjes me bashkëshorten

Reperi i njohur Lumi B ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vetë”. Gjatë intervistës me Robert Berishën, ai tregoi detaje të reja dhe shumë interesante për jetën private.

Lumi B tregoi historinë e njohjes me bashkëshorten, Mirandën. Reperi tha se ata janë njohur në moshën 20-vjeçare gjatë një feste.

Ai rrëfeu se në festë nuk kishte shkuar për atë, por për një vajzë tjetër. Mirëpo, gjatë festës Miranda i kishte marrë të gjithë vëmendjen.