Nga Shqipëria / E Premte 25 Qershor 2021, 11:11

U shua familja me 4 anëtarë, policia zbardh detaje të tjera nga aksidenti në Vlorë

Policia ka zbardhur detaje të tjera nga aksidenti tragjik në Vlorë, ku humbën jetën katër persona të një familjeje.

Viktimat mësohen të jenë shtetasit E.G (44 vjeç), S.G (33 vjeç), A.G (14 vjeç) dhe E.G (9 vjeç), të cilët po udhëtonin me Toyota.

Ndërkohë, tre shtetasit që po udhëtonin me makinën “Audi” janë I.M, F.L dhe G.S, të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”,  I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.