Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën “Fier-Vlorë”, ku fillimisht u raportua për tre viktima dhe dy të plagosur.
Fatkeqësisht, burime për “Abc News” kanë bërë me dije se ka ndërruar jetë dhe personi i katërt që po udhëtonte me automjetin “Toyota”. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesit dhe pasagjeri i “Audi-t”.
4 viktimat e automjetit “Toyota” raportohet të jenë dy të rritur dhe dy fëmijë. Makinat kanë dalë nga rruga si pasojë e përplasjes së rëndë.
Nga pamjet e siguruara nga “Abc News” shihet se njëra prej tyre është shkatërruar plotësisht, ndërsa tjetra është spostuar disa metra në anë të rrugës duke thyer dhe një shtyllë.
