Nga Shqipëria / E Premte 25 Qershor 2021, 09:09

Përplasja e fortë theu shtyllën/ Shkon në 4 numri i viktimave në Vlorë, mes tyre dy fëmijë

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën “Fier-Vlorë”, ku fillimisht u raportua për tre viktima dhe dy të plagosur.

Fatkeqësisht, burime për “Abc News” kanë bërë me dije se ka ndërruar jetë dhe personi i katërt që po udhëtonte me automjetin “Toyota”. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesit dhe pasagjeri i “Audi-t”.

4 viktimat e automjetit “Toyota” raportohet të jenë dy të rritur dhe dy fëmijë. Makinat kanë dalë nga rruga si pasojë e përplasjes së rëndë.

Nga pamjet e siguruara nga “Abc News” shihet se njëra prej tyre është shkatërruar plotësisht, ndërsa tjetra është spostuar disa metra në anë të rrugës duke thyer dhe një shtyllë.