Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Fatkeqësisht, aksidenti është shoqëruar me pasoja fatale. Tre persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Tre viktimat po udhëtonin me një automjet të tipit Toyota, kur janë përplasur me një “Audi”. Dy personat që udhëtonin me “Audi-n” janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.
Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur”, ka njoftuar policia.
Burimi: "Abc News"
