Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publike në Gjirokastër, Seit Rondo është konfliktuar fizikisht me qytetarin Kujtim Basha. Ky i fundit i ka qëlluar me lopatë, duke i shkaktuar plagë në kokë.
Mësohet se sherri ka nisur për motive pronësie. Aktualisht, Seit Rondo ndodhet në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” duke marrë kujdes shëndetësor, kurse Basha është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës.
Burimi: "Abc News"
