Nga Shqipëria / E Enjte 24 Qershor 2021, 21:09

Berisha u shpall ‘non grata’, Rama: Realitet pikëllues, por është sinjal që…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një intervistë për Richard Grenell, ish i dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Mes të tjerash, ai është pyetur rreth shpalljes “non-grata” të Sali Berishës. Rama u shpreh se ky është një realitet pikëllues, por tregon se askush nuk është mbi ligjin.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, deklaroi kryeministi.