Nga Shqipëria / E Enjte 24 Qershor 2021, 18:06

I rritur në Amerikë, por Anwar e ka ëndërr Shqipërinë

Dua Lipa nuk na kursen fotot e videot me Anwarin duke na zbuluar çdo ditë më shumë për lidhjen e tyre. Ja së fundmi këngëtarja i ka bërë një foto partnerit teksa ai flinte dhe ka treguar se ai po "ëndërron" për Shqipërinë teksa ka vendosur emoji flamurin kuqezi.

Anwar festoi 22-vjetorin e lindjes dhe dedikimin më romantik ia bëri Dua.

“Gëzuar ditëlindjen zemër! Një tjetër rrotullim rreth diellit. Ti e bën botën time shumë më të mirë! Jam me fat që të dua dhe që më do. Dexter është më shumë fat gjithashtu dhe të do shumë! Mezi po pres që të festojmë për ty”, shkroi Dua.