Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1960 testime dhe janë konfirmuar vetëm 2 raste të reja me Koronavirus, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.
Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Covid-19.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.
