Partneri i aktores Adriana Matoshi, Keith feston sot ditëlindje dhe ajo e ka uruar me një postim në Instagram ku i shpreh dashurinë.
“Të uroj më të mirat e kësaj bote për ditëlindje! Ti je një mrekulli dhe një njeri shumë special. Është me fat familja që të ka, me fat miqtë dhe të gjithë ata që janë rreth teje dhe faleminderit për 1 vit plot lumturi që ke sjellë në jetën time. Faleminderit Zotit që solli një njeri si ti në këtë botë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”, shkruan Adriana.

Përpos urimeve, ka patur edhe kritika në hapësirën e komenteve dhe një ndjekëse i komenton Adrianës se ata nuk kanë dashuri të sinqertë.
“Nëse ka dashni të sinqertë mes jush atëherë ka me pas dashni dhe mes meje dhe Samuel Umtitit”, shkruan ndjekësja.
“E keqja është se s’po të njoh as ty as Samuelin dhe e mira është që ti kënaqesh tu frymëzu prej nesh.. Paqe zemër”, i është përgjigjur aktorja.

Së fundmi Adriana dhe Keith bënë një vit bashkë e me këtë rast Keith zbuloi disa të pathëna nga lidhja e tyre.

Futbollisti postoi fillimisht një foto nga takimi i tyre i parë në një restorant dhe dikush i ka ndihmuar për të komunikuar përmes përkthimit.
“Ekzaktësisht 1 vit më parë. Takimi ynë i parë”, shkruante Keith.

Ai tregoi se Adriana e ka refuzuar kur ai e ka ftuar për një udhëtim në mal. "Javën e ardhshme unë e ftova atë që të vinte me mua në male me këtë motor, por ajo nuk erdhi".

Takimi i dytë ka qenë në Prizren tregoi Keith dhe e quante një ditë shumë speciale.
Më pas ai postoi foto e video me Adrianën nga darkat me miqtë apo momentet gazmore mes tyre.

