Mbrëmjen e sotme, 24 qershor, do të jetë e dukshme në qiell hëna luleshtrydhe. Kjo do të jetë super Hëna e fundit për këtë vit që do të ndriçojë qiellin.

Hëna e plotë ndonëse quhet "luleshtrydhe" në të vërtetë nuk do të duket e kuqe ose rozë. Emërtimi vjen nga fiset Algonquin në verilindje të Shteteve të Bashkuara për të përshkruar sezonin për korrjen e luleshtrydheve.

Hëna e plotë do të jetë në kulmin e ndriçimit në orë 2:40, por spektakli hënor nuk do të jetë i dukshëm për disa orë, derisa hëna të ngrihet mbi horizontin në qiellin lindor.
