Nga Shqipëria / E Enjte 24 Qershor 2021, 11:11

Moderatori ndërpret edicionin e lajmeve: Nuk kemi marrë rrogën

Një moderator ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve duke thënë se nuk kishin marrë rrogat. Ngjarja ka ndodhur në Zambia, të Afrikës.

Kabinda Kalimina ishte duke lexuar lajmet kryesore në News TV KBN kur bëri një akuzë të papritur në transmetim. "Unë punoj zonja dhe zotërinj. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi", tha ai.

“Nuk jemi paguar,” shtoi moderatori. duke iu referuar vetes dhe kolegëve të tjerë që punojnë me të.