Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Qershor 2021, 22:10

Habit moderatori i njohur: Nora Istrefi është artistja më e ngurtë

Alaudin Hamiti dhe Liberta Spahiu kanë publikuar një vlog në YouTube, ku kanë luajtur lojën “Thuaje ose zhytu”. Ato i janë përgjigjur pyetjeve me spec si private ashtu dhe profesionale.

Liberta e pyeti Alaudinin se cili personazh publik është më i ngurtë nëpër intervista. Moderatori hezitoi disi të përgjigjej, ndërsa më pas tha emrin e këngëtares Nora Istrefi.

Sipas tij, Nora është një figurë publike e cila nguron të flasë nëpër intervista.