Duke filluar nga nesër (24 Qershor 2021) Holanda hap kufijtë për Shqipërinë. Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht pa pasur kushtin e karantinës, testit apo vaksinës.
“Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës nuk kanë detyrimin të paraqesin testin PCR apo antigjen në destinacion. Gjithashtu nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga RSH në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh.
Udhëzojmë në ?do rast udhëtarët që të kontaktojnë gjithnjë me kompanitë ajrorë që operojnë fluturimet e tyre, pasi këto kompani, në cilësinë e subjekteve private, mund të kërkojnë plotësimin e formularëve të veçantë apo kritere shtesë për pasagjerët në momentin e udhëtimit", ka njoftuar ambasada shqiptare në Hagë.
Burimi: "Abc News"
