Blogeria Chiara Ferragni nuk është më italiania më e ndjekur në rrjetet sociale. Influencuesja me 23.9 milionë ndjekës në Instagram, në orët e fundit e ka humbur pozicionin e saj. Ferragni është tejkaluar nga ylli italian i TikTok-ut, Khaby Lame, i cili është tiktokeri italian më i ndjekur ndonjëherë.

Khaby Lame ka arritur 24.3 milionë ndjekës në Instagram. Në TikTok, ai ka plot 75.6 milionë ndjekës. 21-vjeçari ka bërë për vetë ndjekësit me videot ironizuese dhe mimikën e fytyrës të shumë personazheve të njohur.

Në vetëm pak muaj Khaby arriti t'i merrte fronin Chiarës e cila prej vitesh ishte blogerja më e ndjekur.





