Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Qershor 2021, 16:04

E fundit/ Asnjë viktimë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1960 testime dhe është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me Koronavirus. I prekuri është një qytetar nga Kavaja.

Po gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë. Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Ndërkohë po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.