Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Qershor 2021, 16:04

Nga takimi i parë tek refuzimi, futbollisti afrikan tregon si u njoh me Adriana Matoshin

Sot aktorja shqiptare Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan Keith Groeneveld bëjnë një vit bashkë e me këtë rast Keith zbuloi disa të pathëna nga lidhja e tyre.

Futbollisti postoi fillimisht një foto nga takimi i tyre i parë në një restorant dhe dikush i ka ndihmuar për të komunikuar përmes përkthimit.

“Ekzaktësisht 1 vit më parë. Takimi ynë i parë”, shkruan Keith.

Në foton tjetër, ai tregon se Adriana e ka refuzuar kur ai e ka ftuar për një udhëtim në mal. "Javën e ardhshme unë e ftova atë që të vinte me mua në male me këtë motor, por ajo nuk erdhi".

Takimi i dytë ka qenë në Prizren tregon Keith dhe e quan një ditë shumë speciale.

Më pas ai ka postuar foto e video me Adrianën nga darkat me miqtë apo momentet gazmore mes tyre.