Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Qershor 2021, 12:12

Me bekimin e gruas, 35-vjeçari martohet me 2 të dashurat e reja

Ky është Marco Santo Silva, 35 vjeç, nga Këlni i Gjermanisë, i cili është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, por po planifikon dasmën e radhës me dy të dashurat e tij të reja. 

Marco është martuar ligjërisht me Daniela Silva, 35 vjeç dhe kanë qenë në një martesë të hapur që nga viti 2012. Daniela, pra gruaja ia ka dhënë bekimin Marcos për t'u martuar me dy të dashurat e tij të dyja 35 vjeçe, me të cilat u njoh në vitin 2019.

"Kam një martesë të hapur me gruan time Daniela që prej vitit 2012 dhe kemi dy vajza bashkë. Jessicën dhe Kamilën i njoha në parti të ndryshme në vitin 2019 dhe i kam prezantuar me njëra-tjetrën. U harmonizuam dhe e kuptuam që kishim një lidhje special. Që prej asaj kohe kemi qenë në një lidhje treshe. Bëjmë shumë gjëra treshe dhe fatmirësisht familjet tona na mbështesin.

Fëmijët tanë gjithashtu shkojnë mirë me partnered. E vetmja gjë që më shqetëson është fakti që fëmijët mund të bullizohen në shkollë për këtë arsye, por ne i kemi rritur të jenë me vetëbesim dhe njerëz të hapur.

Kur jemi bashkë, njerëzit kthejnë kokat, gratë frikësohen ndërsa burrat bëhen xhelozë. Burrat shpeshherë më pyesin sesi ta bëjnë këtë pa i lënë gruaja. Në lidhjen tonë nuk ka farë xhelozi. Kur kemi mendime të ndryshme, ulemi bashkë dhe e zgjidhim. Ne e duam njëri-tjetrin dhe është më e thellë se thjesht ‘eskperimentim’. Hapi i rradhës është të zhvendosemi për të jetuar bashkë”, tha Marco.

Burimi: Mirror