Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Qershor 2021, 00:12

Mbyti në gjumë gruan, piloti dërgohet në burgun e grave: Shkatërrova familjen

Babis Anagnostopoulos është dërguar në burgun e grave në Koridhalosë për arsye sigurie. Vendimi për 33-vjeçarin erdhi pas rënies dakord të hetuesit dhe prokurorit të çështjes, pas deponimit prej gati 5 orësh që ka dhënë autori i vrasjes së 20-vjeçares Caroline.

Piloti është përpjekur të provojë se çdo gjë ndodhi në një moment dobësie shpirtërore dhe se historia e gënjeshtërt që thuri duke u hedhur fajin “hajdutëve gjeorgjianë apo shqiptarë”, u bë që të përfitonte kohë për të menduar se çfarë do bënte me vajzën e tij.

“Shkatërrova jetën time, shkatërrova jetën e familjes sime,” thuhet se ka deklaruar 33 vjeçari  që ka  mbytur në gjumë gruan e tij në prani të foshnjës 11 muajshe.

Burimi: Topchannel