Nga Shqipëria / E Martë 22 Qershor 2021, 23:11

'Është koha antivlerave', Rezart Veleshnja habit me deklaratat, thumba Fjoralbës?

Rezart Veleshnja ka habitur me postimet e fundit në Instastory duke i bërë të gjithë të aludojnë se i ka thumba për Fjoralba Ponarin, e cila arriti të përmbyllte me sukses sezonin e parë si drejtuese e “Portokalli”.

Rezarti ka publikuar fillimisht një foto të Eneda Tarifës dhe shkruan se ajo e Xhemi kishin vlera e se tani ka ardhur koha e antivlerave.

“Nuk do vinë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkruan Rezarti.

Më pas aktori ka postuar një foto të Xhemi Shehut dhe ka shkruar: “E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty”.