Sot është një ditë e trishtë për Fjolla Morinën. Këngëtarja ka njoftuar se gjyshja e saj ka ndërruar jetë. Fjolla ka publikuar fotografi të gjyshes dhe ka treguar se e ndjera do e festonte nesër ditëlindjen.

‘U prehsh në paqe gjyshja ime e dashur, Ditëlindjen tënde nesër do ta festojmë pak më ndryshe. Duart tona të lidhura në momentet e fundit të jetës tënde nuk do t’i harroj kurrë’, ka shkruar këngëtarja.


