Nga Shqipëria / E Martë 22 Qershor 2021, 20:08

Ben i mori Jennifer Lopezin, Alex Rodriguez i merr ish-partneren

Alex Rodriguez është fotografuar nën shoqërinë e producentes Lindsay Shookus.  Sipas “Page Six”, Rodriguez ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Shookus. Ky lajm vjen shokues pasi producentja ka qenë dikur partnere e Ben Affleck.

Ben Affleck, i cili tashmë është në një lidhje me Jennifer Lopez, dolën bashkë nga viti 2017 deri në 2019.

Ata u ndanë në gusht të vitit 2018, megjithëse u panë bashkë sërish në mars të vitit 2019 përpara se të ndaheshin përsëri në prill.

Thuhet se Rodriguez nuk është “i entuziazmuar” për Lopez, 51 vjeç, që po kalonte shumë kohë me Affleck, 48 vjeç, e kjo duket si një hakmarrje.