Nga Shqipëria / E Martë 22 Qershor 2021, 13:01

India arrin numrin rekord, vaksinon 8 milionë persona në një ditë

India ka nisur një program të ri vaksinimi, duke njoftuar një rekord prej tetë milion dozash në ditën e parë të këtij programi. Politika e re ka bërë që qeveria federale të blejë Covid-19 nga prodhuesit e vaksinave dhe ka furnizuar qytetet e vendit.

Procesi i vaksinimit në Indi ka ecur me një ritëm të ngadaltë dhe janë  vaksinuar pak më shumë se 5% të popullsisë deri më tani.

Mungesat e vaksinave vazhdojnë në shumë qytete.

Për të rritur vaksinimin, kryeministri Narendra Modi njoftoi më herët këtë muaj se të gjithë do të merrnin vaksina falas nga 21 qershori.