Dy vëllezër ishin ftuar të dielën në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ku si pasojë e një borxhi të pashlyer, situata sa nuk degradoi në akte dhune.
Të dy vëllezërit hoqën rripat e pantallonave për të rrahur njëri-tjetrin.
Ndërkohë, në rrjetet sociale është publikuar një tjetër video, e regjistruar jashtë kamerave. Dy vëllezërit kanë tentuar përsëri të rrihen në fund të emisionit, e pranishme aty ka qenë dhe Eni Çobani.

E gjendur mes dy vëllezërve, ajo ka thirrur stafin e sigurisë, të cilët kanë mbajtur larg Eduardin dhe Gramozin.
