Babis Anagnostopoulos mbërriti në gjykatë sot pak para orës 10:00, ndërsa në hyrje të saj kanë qenë disa qytetarë, të cilët thërrisnin "Të kalbet, në burg”, "Vrasës", "Monstër".

Edhe sot piloti 32-vjeçar kishte veshur jelekun e bardhë antiplumb dhe u shoqërua nga roje të armatosura.

Anagnostopulos fillimisht tregoi se Caroline vdiq në orët e para të 11 majit gjatë një grabitjeje, por javën e kaluar pranoi se e kishte kryer ai vrasjen.

Sipas informacionit, i akuzuari do të përpiqet t’ia atribuojë krimin e tij, hakmarrjes verbale, që ai tha se kishte natën fatale me Caroline, si rezultat i së cilës ai humbi kontrollin.
Në fakt, sipas mbrojtjes së tij, ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në polici. “Ky informacion do të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit dhe do të pasurojë dëshminë e tij paragjyqësore,” thonë avokatët e tij. Një nga avokatët e tij dha dorëheqjen.
Burimi: Dailymail
