Nga Shqipëria / E Hënë 21 Qershor 2021, 21:09

Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë në Shqipëri 11.700 doza të vaksinës Pfizer

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 11.700 doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama, me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Aeroporti “Nënë Tereza” - Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani
Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar", ka njoftuar ai.