Nga Shqipëria / E Hënë 21 Qershor 2021, 17:05

E fundit/ Konfirmohet vetëm një rast i ri me Koronavirus në 24 orë, humb jetën një qytetar

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1542 testime dhe është konfirmuar vetëm një rast i ri me Koronavirus, një rast në Shkodër.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë. Një 83-vjeçar nga Tepelena i cili po merrte trajtim mjekësor në spital nuk e ka fituar dot betejën me këtë sëmundje.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.