Nëna e Alban dhe Beatrix Ramosaj, Antigona feston sot ditëlindjen. Me këtë rast dy artistët e surprizuan të ëmën duke i shprehur dashurinë publikisht përmes urimeve të tyre.

Beatrix postoi një foto me të ëmën dhe shkroi: “Gruaja më trime ka lindur sot! Gëzuar ditëlindjen mami më e ëmbël dhe më e dashur! Shoqja ime e ngushtë. Mamaja më e mrekullueshme që ka sakrifikuar kaq shumë. Ti je shembulli perfekt i nënës perfekte. Të dua dhe do të vlerësoj përgjithmonë! Numëroj bekimet e mia çdo ditë. Bekimi më i madh nga të gjithë është që të kem një nënë të bukur, të kujdesshme si ty në jetën time. Lutem për më shumë vite, më shumë fuqi, më shumë shëndet, më shumë pasuri dhe çdo gjë që zemra jote dëshiron. Uroj që ditët e tua të jenë aq të mrekullueshme siç je dhe ti. Të dua!”.

Ndërsa Albani ka publikuar një foto të së ëmës dhe e thërret mami më e famshme e momentit.

“Gëzuar ditëlindjen mami më e famshme e momentit. Të kam jetë”, shkruan Albani.


