Nga Shqipëria / E Hënë 21 Qershor 2021, 13:01

Kryemadhi heq dorë nga Tirana dhe zgjedh të përfaqësojë Fierin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur të marrë mandatin si deputete në qarkun e Fierit, duke hequr dorë nga Tirana. Mandati i qarkut të Tiranës i kalon nënkryetarit Petrit Vasili, i cili ishte i treti në listën e LSI-së për kryeqytetin.

Me marrjen e mandatit të Fierit nga Kryemadhi, i hiqet shansi për të hyrë në Parlament Keidi Mehmetajt.

Letra e Kryemadhit drejtuar KQZ:

I nderuar zoti Celibashi,

Në përgjigje të kërkesës tuaj me nr. 8542, prot, datë 17.06.2021 dhe nr. 486 prot, datë 17.06.2021, ju bëj me dijeni se:

Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, neni 67, pika 3, shpreh vullnetin tim duke zgjedhur mandatin e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin Tuaj. 

Kujtojmë që Kryemadhi garoi në tre qarqe, Tiranë, Fier, dhe Elbasan, ku rezultoi fituese në dy të parët.

Katër deputetët e rinj të LSI-së do të jenë, Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili dhe Agron Çela.

Burimi: Panorama