Cozman duket se është dashuruar kokë e këmbë dhe ka vendosur ta bëjë publike lidhjen me një zeshkane shumë bukuroshe.

Ishte fillimisht vajza ajo që postoi një foto me reperin, ku shfaqeshin të përqafuar e më pas imazhin e ripostoi edhe Cozman.

Vajza quhet Fjolla dhe tani Cozman nuk kursen as postimet për partneren duke treguar se është shumë i dashuruar. Së fundmi ai ka postuar një moment në të cilin shihet dorë për dore me të dashurën teksa shohin një film në privatësinë e tyre.



