Nga Shqipëria / E Hënë 21 Qershor 2021, 09:09

Piloti tregon përse e përqafoi nënën e 20-vjeçares: Do doja të...

“Do doja ta ktheja kohën pas dhe të ndryshoja gjithçka. Do doja që të mos i kisha shkatërruar jetët tona, atë të Caroline-s, të voglës dhe timen”. Kështu raportohet të jetë shprehur Babis Anagnostopoulos, piloti i cili vrau gruan e tij 20-vjeçare në Greqi.

32-vjeçari u shpreh i penduar për vrasjen e bashkëshortes. Ai foli edhe për përqafimin që i dha vjehrrës së tij, përpara se të shoqërohej nga policia, për t’u arrestuar më pas për vrasjen e vajzës së saj 20-vjeçare.

“E bëra sepse isha penduar. Ndjeja dhimbje. E kam dashur gjithmonë vjehrrën time dhe do ta dua gjithmonë Caroline”.