Zaimina Vasjari është shumë e rezervuar për jetën e saj private, por sot në ditëlindjen e bashkëshortit, ajo nuk i ka kursyer disa poza të ëmbla në rrjete sociale.

Çifti, së bashku me të voglën e tyre, kanë festuar në jaht. Zaimina ka publikuar foto dhe video pranë Klodit, duke i bërë dhe një dedikim shumë romantik.

“Binjaku shpirtit tim, gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ajo.





