Dy ditë më parë vajza e Jonidës dhe Besnikut, Emi festoi 1 vjetorin. Aktorja publikoi në rrjete sociale disa foto të vogëlushes, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.

Këtë të dielë ajo ka zbuluar dhe pamjet nga festa e ditëlindjes së organizuar për Emin. Ajo dhe Besniku shihen pranë së voglës në ambientin e zbukuruar me tullumbace dhe dekore festive.
“Familje”, ka shkruar Jonida krahas fotove.




Kujtojmë se Jonida është një nga protagonistet e serialit "H.O.T", i cili do të transmetohet në vjeshtë në ekran. "H.O.T" ose "Humans of Tirana" është seriali i parë nga Ermal Mamaqi, me bashkëproducent Dritan Huqin dhe me autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.
Seriali tregon historinë e disa të rinjve, të cilët duke ndjekur ëndrrat e tyre bëjnë disa gabime dhe përballen me sfida, nga të cilat mësojnë dhe rriten. Kasti i plotë i aktorëve përbëhet nga: Ermal Mamaqi, Klea Huta, Jonida Vokshi, Ana Lika, Xhoda, Megi Pojani, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Monika Lubonja dhe Erblin Bajko.




