Nga Shqipëria / E Diel 20 Qershor 2021, 20:08

Tragjike në Fier/ Adoleshentja bie nga fiku dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Një 17-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga pema dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanasaj. Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se rreth orës 19:20 vajza ka rënë nga fiku në kopshtin e shtëpisë.

Ajo është dërguar nga familjarët fillimisht në spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Durrësit, por ka ndërruar jetë.

Burimi: "Abc News"