Nga Shqipëria / E Diel 20 Qershor 2021, 17:05

Jo vetëm partner, Zaimina Vasjari i thotë të gjitha rreth raportit me bashkëshortin

Këngëtarja dhe biznesmenia, Zaimina Vasjari ishte së fundmi e ftuar në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Në fermë”. Si rrallëherë, ajo foli për jetën familjare, duke u ndalur te marrëdhënia me bashkëshortin.

Zaimina tha se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Klodin, pasi përpos të qenurit partnerë, janë edhe shokë me njëri-tjetrin.

“Klodi është shoku im më i mirë. Në momentin që ti partnerin e ke shok është një marrëdhënie shumë e shkëlqyer. Një marrëdhënie që funksionon shumë mirë. Në e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin, si ai mua, si unë atë. Sigurisht që dhe zihemi. Ne kemi një familje shumë të madhe se Kloi ka dhe dy motra. Unë e adhuroj familjen e madhe dhe jam shumë e lumtur që e gjeta te Klodi”, tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E Diell ?? (@ediell_topchannel)