Nga Shqipëria / E Diel 20 Qershor 2021, 17:05

Ronela nuk ndalet, sjell edhe një tjetër hit për verën që na fiksoi

Ronela nuk ka ndërmend të ndalet këtë vit. Pas këngëve "Prologue", "Shumë i mirë" dhe "Aventura", sot Ronela ka publikuar bashkëpunimi me Vig Poppën. Kënga mban titullin "Alo" dhe që herën e parë që do ta dëgjoni, do t'ju fiksohet.

"Një nga këngët e mia të preferuara doli! Osman Mula dhe Luan Zhegu kane krijuar nje kenge te mrekullueshme dashurie qe ishte kenaqesi ta risillnim bashke me Vig Poppa dhe CekizBeatz", shkruan Ronela.

Kënga është pëlqyer shumë dhe pritet ta dëgjojmë kudo tani e tutje.