Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1693 testime dhe janë konfirmuar 2 raste të reja me Koronavirus, një rast në Shkodër dhe një në Librazhd.
Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
